MFC-A-004626-0046.jpg

Në shekullin e udhëtimeve dhe udhë-tarëve, fotografia bëhet menjëherë një ‘aleate e fuqishme’ në përhapjen e njohurive rreth vendeve dhe kulturave ekzotike.
Dy italianë, Felice Beato dhe Adolfo Farsari, japin një kontribut të rëndësishëm në njohjen e Japonisë - e cila vetëm prej vitit 1854 kishte thyer izolimin dy shekullor nga pjesa tjetër e botës - duke nxitur në këtë mënyrë fenomenin kulturor të Japonizmit në Evropë. Felice Beato mbërrin në Yokohama në 1863, me një përvojë pioniere si fotograf lufte në Krime, Indi dhe Kinë. Energjik për nga natyra, i pajisur me pasaportë britanike dhe me një rrjet njohjesh diplomatike të rëndësishme, arrin të udhëtojë e të fotografojë në Japoni, vende e situata të paaksesueshme nga të tjerë. Atij i atribuohen arritje të një origjinaliteti të pashoq si zhvillimi i ngjyrosjes me dorë të stampave fotografike në albuminë (me artistë vendas e modele ikonografike ndonjëherë të frymëzuara nga tradita e gdhendjes në dru të Botës Lundruese - ukiyoe), futja për herë të parë në Japoni e portretit në studio për të rikrijuar traditat dhe zakonet e jetës së përditshme e duke filluar nga viti 1868, tregtimi i albumeve fotografike si suvenirë për udhëtarët perëndimorë. Falë kësaj pune nis edhe lulëzimi i jashtëzakonshëm fotografik i Yokohama Shashin (fotografia në stilin e Yokohama-s) përmes formimit në studion e tij të fotografëve si Kusakabe Kimbei, ose edhe përmes arkivit që posedonte. Në vitin 1877 Beato ia shet aktivitetin mikut të tij, rival në këtë fushë, Raimund von Stillfried. Kjo trashëgimi u koleksionua dhe u për-sos në teknikën e ngjyrosjes me dorë nga një tjetër italian, Adolfo Farsari, një aventurier i mbërritur në Japoni më 1863 me pasaportë amerikane (të përfituar mbas pjesëmarrjes në Luftën Civile) i cili me blerjen e arkivit Stillfried and Anderson, trashëgoi një pjesë të negativëve në xham të Beato-s.

1 / 39

Këto ngjarje të jashtëzakonshme na tregohen përmes riprodhimit të fletëve të dy albumeve suvenirë me titull Japan. Ky lloj produkti ishte i përgatitur enkas për tregun perëndimor, me përshkrime të gjata të daktilografuara në gjuhën angleze e të redaktuara në përshtatje me pikëpamjen perëndimore, përfshirë këtu edhe interpretime që përcjellin paragjykimet e kohës apo që synojnë të vënë në pah, aspektet ekzotike të kulturës japoneze. Albumi Japan i Beato-s, i tregtuar nga vetë fotografi si ‘Half Album’ (Gjysëm Album) përmban 51 fotografi kurse ai i Farsari-t përmban 42 të tilla. Këto vepra të rëndësishme për nga cilësia fotografike, në rastin e Farsari-t në rastin e Farsari-t na përcillen me një kopertinë të çmueshme në llak të zi, me zbukurime me reliev në fildish e llak ngjyrë ari. Të dy albumet janë fryt i punës së një grupi mjeshtërish të zanateve të ndryshme. Në vitin 1891, A. Farsari and Co. punësonte 31 shegertë, mes tyre fotografë, asistentë, piktorë e lucidues.
Na shfaqet një Japoni e mveshur me ëndrra e nostalgji, në rastin e Beato-s kjo edhe për shkak të hijezimeve të ovales ku ngërthehen subjektet e fotografuar në studio: shembuj të një bukurie të rafinuar femërore, samurai, murgj e skena të jetës së përditshme. Nëse albumi i Beato-s na shoqëron mes traditave dhe zakoneve japoneze, ai i Farsari-t paraqet pamjet e vendeve ikonike që shndrisin në bukurinë e shumëllojshmërinë e ngjyrave të peizazhit të ravijëzuar nga iriset, lule vilet, çelja e qershive, portat e shenjta, tempujt e gdhendur në peizazhe natyrore të magjishme.
Vende të skalitura në kohë e në histori, të paraqitura në imazhe që përpiqen të frenojnë forcën e pashmangshme e shndërruese të modernitetit.

Broshura e ekspozitës

Booklet Cover.jpg

Kreditë e ekspozitës

  • Kuruar nga
  • Fondazione Alinari per la Fotografia
  • Një ekspozitë nga
  • Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
  • Fondazione Alinari per la Fotografia
  • Mbështetur nga
  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
  • Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Konsulente shkencore
  • Rossella Menegazzo
  • Koncepti dhe kërkimi ikonografik
  • Rita Scartoni
  • Koordinatorë të ekspozitës
  • Claudia Baroncini
  • Luçjan Bedeni
  • Tekstet dhe titujt
  • Rita Scartoni
  • Muriel Prandato
  • Francesca Romana Raganella
  • Përkthimi
  • Tereza Çuni
  • Printimet
  • Centerchrome, Calenzano (Firenze)
  • Instalimi
  • Kolë Guraziu
  • Gjergj Spathari
  • Projekti grafik
  • Bardhi Haliti
  • Falenderime
  • Giorgio van Straten – President of Fondazione Alinari per la Fotografia
  • Alessandro Ruggiera – Drejtor i Insitutit Italian të Kulturës në Tiranë